Travis Kelce, ka nxitur thashetheme se mund të jetë martuar fshehurazi me këngëtaren Taylor Swift, pas një momenti në episodin më të fundit të podcast-it “New Heights”.
Gjatë bisedës, i ftuari Jerrod Calhoun, trajner i basketbollit në Universitetin e Cincinnati, iu referua Swift si “gruaja” e Kelce-s, ndërsa bënte shaka për mundësinë që sportisti të rikthehej në universitet për të përfunduar studimet.
“Duhet të pyesësh gruan tënde,” tha ai me humor.
Ajo që tërhoqi vëmendjen e fansave ishte fakti se Kelce nuk e korrigjoi këtë përkufizim.
Përkundrazi, ai vazhdoi shakanë duke thënë sikur po i drejtohej Swift: “Zemër, po kthehem në shkollë.”
Ky moment u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, duke nxitur spekulime se çifti mund të jetë martuar në fshehtësi.
Disa fansa e interpretuan këtë si një “konfirmim”, ndërsa të tjerë u shprehën skeptikë, duke theksuar se shumë çifte përdorin termat “burri” dhe “gruaja” edhe para martesës.
Një tjetër detaj që ka ngjallur dyshime është fakti se Swift, gjatë një fjalimi në ceremoninë e çmimeve iHeartRadio Music Awards 2026, iu referua Kelce-s si “i fejuari” i saj, çka sugjeron se martesa ende nuk ka ndodhur.
Disa përdorues në rrjetet sociale e lidhën gjithë situatën edhe me një shaka të mundshme për “1 Prillin”.
Sipas raportimeve të mëparshme, çifti, i cili është në lidhje që nga viti 2023 dhe u fejua në vitin 2025, pritet të martohet më 13 qershor në Rhode Island.
Burime pranë tyre kanë zbuluar gjithashtu se Kelce po planifikon një festë beqarie në Bahamas në fund të majit, ku pritet të marrin pjesë edhe vëllai i tij, Jason Kelce, si dhe shoku i skuadrës Patrick Mahomes.
Ndërkohë, Swift raportohet se po organizon një festë më intime me mikeshat e saj të ngushta, përfshirë Gigi Hadid dhe Selena Gomez, pa pasur shoqëruese tradicionale në dasmë.