Zendaya flet për fillimet e romancës me Tom Holland

Zendaya ka ndarë kujtimet e saj të para me partnerin Tom Holland, duke zbuluar se që në fillim ka ndjerë një lidhje të veçantë mes tyre.

Gjatë një interviste në podcastin Modern Love të The New York Times, ajo tregoi se u ndje “shumë e qetë” kur e takoi për herë të parë Holland gjatë audicionit për filmin Spider-Man: Homecoming.

“E dija që ai ishte personi im, sepse nuk ndihesha nervoze pranë tij. Ndihesha shumë e qetë… madje ndihesha më në ankth kur isha larg tij sesa kur isha me të,” u shpreh ajo.

Zendaya shtoi se në atë kohë ishte e tensionuar për shkak të audicionit, por sjellja e Holland e bëri të ndihej komode. “Ishte thjesht një njeri i mirë. Më bëri të ndihesha rehat,” tha aktorja.

Dyshja u njohën gjatë provave për filmin, ndërsa më vonë interpretuan çift në ekran edhe në vazhdimet e tij si Spider-Man: Far From Home dhe Spider-Man: No Way Home.

Edhe pse raportet për një lidhje mes tyre qarkullonin që në vitin 2017, Zendaya dhe Tom Holland e konfirmuan publikisht romancën vetëm në vitin 2021.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top