Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në sallën e Kuvendit e të japë përgjigje në lidhje me deklaratën e dhënë ditën e djeshme nga ambasada e SHBA në Tiranë për rrezikun e sulmeve nga Irani.
Gazment Bardhi:
Çështja e sigurisë kombëtare nuk është çështje kafenesh, sepse thatë duhet t’i bëjmë jo në publik jo në seancë plenare. A Twitter-i nuk janë janë çështje të qeverisë. Për të mos ngjallur shqetësim te shqiptarët them se ne si deputetë nuk kishim asnjë informacion mbi deklaratën e Ambasadës.
Një qeveri që për vite të tëra nuk pa 98% të territoreve të lira të mbjella me kanabis nuk mund të jetë e besueshme. Ta quash deklaratën e Ambasadës si hamendësim na bën qesharakë dhe tregon që nuk kemi bashkëpunim me partnerin tonë strategjik dhe se anëatrët e NATO nuk kanë besim mes njëri-tjetrit.
Reaimi i ardhur dje nga Kryeministria është që shqiptarët nuk duhet t’i besojmë SHBA, është tentativë për të diskretituar Shtetet e Bashkuara, ndaj në mbështetje të Rregullores kërkojmë që Rama të jetë këtu e të na përgjigjet.