Presidenti Donald Trump ka sugjeruar se rihapja e ngushticës së Hormuzit ishte një problem për vendet e tjera për t’u zgjidhur.
Mediat shkruajnë se Trump deklaroi me parë se Amerika prodhon me bollëk të energjinë së saj, e cila sipas tij mjafton për t’u përdorur dhe për shitur.
Ai tha se vendet e tjera duhet të tregohen me të guximshëm dhe të luftojnë për vetën e tyre, pasi mbyllja e ngushticës së Hormuzit po u shkakton atyre dëme ekonomike.
Kjo duke iu drejtuar vendeve që kanë probleme me sigurimin e karburantit të avionëve për shkak të bllokadës së Iranit në ngushticën që mbart një të katërtën e naftës në botë.
“Këto kombe, duhet të ndërtojnë një guxim të vonuar, të shkojnë në ngushticë dhe thjesht ta marrin atë. Ju do të duhet të filloni të mësoni se si të luftoni për veten tuaj, SHBA nuk do të jetë më aty për t’ju ndihmuar, ashtu siç nuk ishit aty për ne,” shkroi ai.