Apeli i Posaçëm rikthen Jorgo Goron në qeli

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është rikthyer në qeli pasi Apeli i Posaçëm i GJKKO-së la në fuqi vendimin e formës së prerë për dënimin e tij. Goro u vetëdorëzua pasditen e djeshme në Komisariatin e Vlorës, ku u bë edhe ekzekutimi zyrtar i masës “arrest me burg”.

Ai u shpall fajtor për tjetërsimin e një prone në zonën e Livadhës, proces për të cilin ishte dënuar më parë edhe nga Shkalla e Parë. Edhe pse dënimi fillestar ishte 2 vite burg, ai u reduktua në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Sipas SPAK, pas zbritjes së kohës që ka kaluar në paraburgim, ish-kryebashkiakut i mbeten për të kryer edhe 6 muaj e 10 ditë heqje lirie. Ndërkohë, më herët, Goro kishte vuajtur 17 muaj burg nga një tjetër dënim prej 2 vite e 20 ditësh, që lidhej me tjetërsimin e një sipërfaqeje prej 10 mijë metrash katrorë tokë në zonën e Gjilekës, në Himarë. Ish-kryebashkiaku përfitoi ulje dënimi për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top