Reagimi i trajnerit të Uellsit kur mëson se Italia humbi me Bosnjen: zemërim e sharje

Craig Bellamy mëson drejtpërdrejt se Bosnja e ka nxjerrë Italinë jashtë Botërorit 2026 duke fituar finalen e play-off-it dhe ulet i rrëzuar në karrige, pa arritur të fshehë zhgënjimin dhe zemërimin: trajneri i Uellsit në atë moment kupton se çfarë rasti gjigant ka hedhur poshtë kombëtarja e tij, e mposhtur në shtëpi pak ditë më parë, po ashtu me penallti, nga e njëjta Bosnje.

Tekniku 46-vjeçar uellsian – i kthyer nga barazimi me Irlanda e Veriut në miqësoren e padobishme të imponuar nga UEFA për ata që humbën të enjten e kaluar – duket i shkatërruar nga lajmi, jo sigurisht për keqardhjen e shkaktuar nga moskualifikimi i Italisë, por sepse mendon për atë që mund të kishte qenë nëse do të ishte skuadra e tij që do të përballej në finale, në ferrin e Kardifit, me kombëtaren e rrënuar italiane. Dhe kështu Bellamy lëshohet në një seri sharjesh, pa dashur dhe pa mundur të fshehë atë që ndjen.

Reagimi i Craig Bellamy kur i thonë se Bosnja e ka mundur Italinë me penallti
“Tani dhemb edhe më shumë – thërret ish-sulmuesi i ‘Dragonjve’ – Sa mut kemi qenë që humbëm me ta… dua të bërtas. Shtypi boshnjak na kishte lavdëruar madje. Po ç’dreqin! E dinim se ky ishte presioni që do të kishin italianët. Nuk ndihmon të mbetesh me një lojtar më pak pas 41 minutash (referim për Bastonin, red.). Ajo që mund të them është se kjo skuadër boshnjake është e fortë, kanë bërë numrin më të madh të faulleve. Në kualifikueset e tyre kanë marrë më shumë kartonë të verdhë, më shumë pezullime, më shumë faulle në ndeshje”.

Bellamy kthehet te ndeshja mes Uellsit dhe Bosnjes të enjten e kaluar: “E pamë, por i kishim përgatitur lojtarët tanë: mos u përfshini, mos bëni këtë, mos bëni atë, sepse ata do ta thyejnë lojën, dhe kjo është meritë për ta. Kanë edhe cilësi, sigurisht, por unë e kisha thënë, sinqerisht”.

Më pas trajneri i Uellsit e zhvendos diskutimin te kombëtarja zhgënjyese italiane: “Nëse je një skuadër si Italia, nuk mund t’ia lejosh vetes të mos kualifikohesh në tre Botërorë radhazi. E kanë fituar katër herë Botërorin dhe ndërkohë, mes një mungese dhe tjetrës, kanë fituar edhe Europianin. Është gjëja më absurde, por kur sheh sa e vështirë është ajo situatë, duhet të ruash qetësinë në fushë. Dikush u përjashtua, kjo skuadër boshnjake arrin ta bëjë këtë. Por duhet të qëndrosh i qetë. Dhe fatkeqësisht nuk duket se ka ndodhur kështu. Dhe është një tjetër Botëror i humbur”.

Bellamy më në fund zbulon çfarë i kishte thënë skuadrës ballkanike pasi kishte humbur me Uellsin: “Pas ndeshjes shkova të flisja me skuadrën boshnjake, i pashë. U thashë: ‘Urime, fat të mbarë. Do të më pëlqente t’ju shihja në Botëror’. Por nuk e di nëse e besoja vërtet deri në fund”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top