Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e herëpashershme të shiut parashikohen të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut parashikohet të vijojnë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve, në lartësinë mbi 700-900 metër në verilindje-lindje, dhe në lartësinë mbi 1000 metërv në juglindje reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top