Netanyahu, për Iranin: Herët a vonë regjimi do të bjerë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një videomesazh se “herët a vonë” regjimi iranian do të bjerë, ndërsa theksoi se “aleatët rajonalë të Iranit nuk përbëjnë më një kërcënim ekzistencial për vendin e tij”.

Ai më pas pranoi se Irani ende ka aftësinë për të lëshuar dronë dhe raketa kundër Izraelit , por tha se edhe këto sulme “nuk paraqesin kërcënime ekzistenciale”.

“Fushata nuk ka mbaruar… Ne do të vazhdojmë të shtypim regjimin terrorist, të forcojmë zonat e sigurisë përreth nesh dhe të arrijmë qëllimet tona ”, tha Netanyahu.

Ai vazhdoi duke thënë se investimi i Iranit prej “triliona dollarësh” në raketa balistike, pasurim të uraniumit dhe mbështetje për përfaqësuesit e armatosur që synojnë Izraelin “është shkuar dëm”.

Netanyahu tha gjithashtu se lufta i ka ofruar Izraelit mundësinë për të krijuar aleanca të reja në rajon kundër Iranit , pa i përmendur vendet, por shprehu shpresën se së shpejti do të jetë në gjendje t’i zbulojë ato.

Izraeli e ka goditur Iranin dhe boshtin e tij me “dhjetë plagë ”, tha Netanyahu, të cilat, sipas tij, “u kryen kundër grupeve terroriste të Hamasit në Gaza, Hezbollahut në Liban, Huthëve në Jemen dhe të tjerëve në Bregun Perëndimor, si dhe regjimit të Asadit në Siri, i cili u rrëzua në fund të vitit 2024”.

“Në Operacionin Rising Lion, ne eliminuam kërcënimin e menjëhershëm të armatosjes së Iranit me armë bërthamore dhe raketa balistike “, tha ai, duke iu referuar luftës 12-ditore të zhvilluar në qershor. Duke folur për operacionin aktual, ai tha, “ne arritëm një arritje plotësuese duke shkatërruar kapacitetin industrial të regjimit për të krijuar këto mjete shkatërrimi”.

Netanyahu tha se Ali Khamenei, udhëheqësi suprem i Iranit i cili u vra ditën e parë të luftës, donte t’i varroste këto programe thellë nën tokë për t’i bërë ato të paprekshme ndaj sulmeve izraelite.

Duke iu referuar Hezbollahut, kryeministri izraelit tha se ai nuk përbën më një “kërcënim strategjik” për Izraelin.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top