Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga Turqia në Prishtinë në ndeshjen finale të “play-off”-it të Botërorit 2026, duke shuar ëndrrën për të udhëtuar në SHBA, Kanada e Meksikë.
“Dardanët” u mposhtën 1-0 në shtëpi, nga një gol i shënuar në pjesën e dytë. Ishte Kerem Akturkoglu që shënoi në minutën e 53-të.
Goli erdhi pas një depërtimi nga ana e Kenan Yildiz, nga pasimi i të cilit u krijua goli. Kosova pati rastet e saj gjatë tërë ndeshjes, por nuk arriti të dërgojë dot topin në rrjetë.
Sulmuesi Fisnik Asllani e testoi dy herë portierin turk, Ugurcan Cakir, por nuk dot ta mposhtë.
Me këtë humbje, Kosova nuk arrin të kualifikohet në Botëror, me Turqinë që do të luajë verës në këtë turne. Në shtator, Kosova i nis ndeshjet e Ligës së Kombeve.