Video / Serie A, Roma-Juventus 1-0: Mourinho siguron vendin e katërt

Roma mundi 1-0 Juventus në shtyrjen e javës së 25-të të Serisë A. Verdhekuqtë u ngjitën në vendin e katërt të renditjes, së bashku me Milanin me 47 pikë. Për të vendosur një ndeshje të bllokuar dhe tepër dorështrënguar në emocione shërbeu një blic i Gianluca Mancinit. 26 vjeçari realizoi një gol të mrekullueshëm nga distanca në minutën e 53-të. Bardhezinjtë goditën tre shtylla, një në pjesën e parë dhe dy në të dytën, por nuk mundën të krijonin kushtet për ta përmbysur rezultatin. Në fund vlen të theksohet se në minutën e 90-të, bardhezinjtë mbetën me 10 lojtarë. Sulmuesi Ken u ndëshkuar me karton të kuq, për ndërhyrje antisportive me shkelm ndaj Mançinit. Kështu 23 vjecari që hyri në fushë në minutën e 89′-të doli prej saj vetëm pas 40 sekondash lojë. Kështu Allegri rrëzohet pas 4 fitoreve radhazi. Nërkohë Juventus mbetet në kuotën e 35 pikëve dhe ngadalëson ecurinë e tij drejt Europës.

 

Ndeshjet e tjera:
Italy Serie A

Spezia 0-0 Verona

Sampdoria 0-0 Salernitana

Inter 2-0 Lecce

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top