Shakira rikthehet në Barcelonë

Shakira ka pasur një vit shumë të trazuar. Më 4 qershor 2022, këngëtarja dhe Gerard Pique njoftuan publikisht ndarjen e marrëdhënies së tyre pas 12 vitesh së bashku.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë kryesor, kërkojmë respekt për privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga agjencia e komunikimit të artistes.

Një vit më vonë, jeta e tyre ka ndryshuar shumë. Tani, Shakira është zhvendosur me djemtë e saj, Milan dhe Sasha, në Miami.. Ndërkohë, Pique duket i lumtur në marrëdhënien me Clara Chia-n dhe i fokusuar në projektet e tij të biznesit. Megjithatë, që nga momenti kur ata bënë publike ndarjen e tyre, përplasjet dhe mesazhet lënduese mes të dyve kanë qenë të vazhdueshme.

Tani, këngëtarja kolumbiane është rikthyer në Barcelonë me dy fëmijët e saj, vetëm dy muaj pasi u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shakira ka bërë një rikthim surprizë në qytetin e saj për kaq shumë vite e shoqëruar nga vëllai i saj Tonino për t’i cuar personalisht Gerard dy djemtë e saj Milan dhe Sasha, si pjesë e marrëveshjes së ndarjes së çiftit.

Ajo që askush nuk e priste ishte mundësia që të dyja palët të takoheshin këtë fundjavë në F1 GP. Të dy Shakira dhe Pique u përfshinë në listën e të ftuarve VIP që morën pjesë në garën e së dielës.

Në fund, ajo që do të kishte qenë një ribashkim mjaft i tensionuar nuk u zhvillua. Shakira u paraqit në pistën e Barcelonës dhe madje tha se ishte “e kënaqur që u rikthye”, ndërsa ish-mbrojtësi i Manchester United vendosi të mos shfaqej në Montmelo, ose të paktën jo në mënyrë publike, pasi ai nuk u kap as nga mediat ose nga tifozët.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top