“Balluku”, Berisha: S’ka ligj në botë që të mbrojë Ramën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur te mbrojtja që, sipas tij, i është bërë ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në një deklaratë përpara mbështetësve të mbledhur në foltoren para kryeministrisë, Berisha u shpreh se Rama, në momentin që ndërhyri për të mbrojtur Belinda Ballukun nga arrestimi. Në një deklaratë përpara mbështetësve të mbledhur në foltoren para kryeministrisë, Berisha u shpreh se Rama, në momentin që ndërhyri për të mbrojtur Belinda Ballukun nga arrestimi, “kreu një akt të barabartë sikur të kishte dalë lakuriq në ballkon”. Më tej kreu i demokratëve theksoi se nuk ekziston asnjë ligj që mund ta mbrojë kryeministrin nga përgjegjësitë.

Berisha: Por të dashur miq, për të gjithë shqiptarët dhe të gjithë njerëzit e lirë në botë, Edi Rama, ditën që mbrojti nga arrestimi Lubi Ballukun, kreu një akt të barabartë sikur të kishte dalë lakuriq në atë ballkon, ku ta shihte çdo shqiptar dhe çdo qytetar në Europë që ky është një hajdut që s’ka ligj dhe moral.

Ai atë ditë tregoi veten se cili është, faktoi ato që ju i keni thënë këtu çdo të hënë. Atë ditë ai mendoi se vendosi një mur mbrojtjeje për vjedhjet e tij, por harroi që ftoi një popull të tërë të ngrihet edhe më fuqishëm për t’i dhënë atë që meriton. Ai votoi në parlament me mandatet e krimit dhe u paraqit sikur e mbylli. “Çështja është e mbyllur”, tha. E mbyll ti, por nuk e mbyllim ne, nuk e mbyllim ne, o hajdut.

Ta dish që s’ka ligj në botë që të mbrojë, nuk ka ligj të mbrojë ty nga fajet që ke kryer. E vërteta është që atë nuk e mbyllin as partnerët tanë; ata e dinë që shqiptarët ëndrrën më të bukur kanë ëndrrën europiane.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top