Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme si “Ansambël Arkitektonik Urban”

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur se Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka shpallur qytetin e Delvinës pasuri kulturore të paluajtshme, në kategorinë “Ansambël Arkitektonik Urban”.

Vendimi vjen në kuadër të vlerësimit të rëndësisë së veçantë historike, arkitektonike dhe urbanistike që mbart qyteti, duke synuar njëkohësisht mbrojtjen, ruajtjen, konservimin dhe promovimin e trashëgimisë së tij kulturore.

Sipas ministrit Gonxhja, ky status i ri nuk ka vetëm vlerë simbolike, por përbën një hap konkret drejt forcimit të identitetit historik dhe kulturor të Delvinës. Në të njëjtën kohë, ai hap rrugë për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit kulturor dhe nxitjen e ndërhyrjeve restauruese në zonë.

Gjithashtu, shpallja synon të rrisë ndërgjegjësimin publik për rëndësinë e trashëgimisë kulturore si një aset i çmuar kombëtar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top