Parashikimi: Java nis me mot të kthjellët

Gjatë ditës së sotme, Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime të alternuara me vranësira mesatare. Ato, herë pas here, do të bëhen më të dendura, kryesisht në zonat veriore dhe në relievet malore të lindjes.

Në orët e mesditës dhe pasdites priten reshje të dobëta dhe të izoluara shiu, veçanërisht në zonat malore lindore. Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare mund të arrijë herë pas here deri në 16 m/s.

Në Detin Adriatik dhe Jon, valëzimi i detit parashikohet të jetë i moderuar, me forcë 3 deri në 4 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top