Përplasja mes Ramës dhe Spiropalit, flet Peleshi

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka reaguar për debatin mes kryeministrit Rama dhe deputetes, Elisa Spiropali, i cili ndodhi ditën e djeshme në mbledhjen e Grupin parlamentar të PS-së. Gjatë një prononcimi për mediat, Peleshi është shprehur se nuk ka përçarje në PS, por ka diskutime.

Sipas tij, gjatë ditës së djeshme ka pasur diskutimi të shëndetshëm. Kryetari i Kuvendit tha se deputetët e PS-së, nuk janë në një formacion ushtarak, në të cilin nuk ka mendime dhe mungesë demokracie të brendshme. Në fund, ai e quajti debatin e raportuar mes Ramës dhe Spiropalit një thashetheme pa asnjë kontekst politik.
Pyetje: A ka përçarje në PS?
Niko Peleshi: Nëse i referoheni thashethemeve unë nuk mund të komentoj thashetheme pa substancë politike. Nuk di çdo të thotë përçarje. Natyrisht ka diskutime. Orë të gjata diskutimi kemi patur dje dhe kjo besoj është e shëndetshme. Natyrisht që s’mund të quhet përçarje diskutimi. Ne nuk jemi një formacion ushtarak pa mendime dhe pa frymë diskutimi dhe pa demokraci të brendshme por lëndoj që ju i referoheni disa thashethemeve të cilat s’kanë lidhje fare me substancën poltike të zhvillimeve të brendshme të një partie politike. Këto janë thashetheme pa asnjë kontekst politik.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top