Deputeti socialist, Erion Braçe ka njoftuar synimin e tij për të kandiduar për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke dalë kundër vendimit të Ramës, i cili ka përzgjedhur Ogerta Manastirliun, si kandidate për zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së, në Njësinë 5 në Tiranë, Braçe ka theksuar nevojën për ndryshim dhe organizim më të mirë, duke deklaruar se do të kërkojë mbështetjen e socialistëve në të gjithë Tiranën.
Ai paralajmëroi se, nëse nuk do të jetë kandidat zyrtar i PS-së, do të hyjë në garë si kandidat i pavarur për drejtimin e bashkisë.
“Siç e kuptuat dhe vetë kjo situatë nuk mund të jetë më e tillë. Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët e ka nevojë për një organizim ndryshe. Ndaj në këtë situatë unë do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të njësisë 5, por në gjithë Tiranën dhe nëse nuk do të jem kandidat zyrtar i PS, do të shpall kandidaturën si kandidat i pavarur për kryetar bashkie në Tiranë” mësohet të ketë thënë Braçe në mbledhjen e PS-së..