Universiteti i Shkodrës – Vatër e Rezistencës dhe e Sakrificës Rrezikon mbylljen… Shkruar nga Flamur Bucpapaj

Universiteti i Shkodrës – Vatër e Rezistencës dhe e Sakrificës Rrezikon mbylljen…

Shkruar nga Flamur Bucpapaj

Universiteti i Shkodrës – Vatër e Rezistencës dhe e Sakrificës Rrezikon mbylljen…

Shkruar nga Flamur Bucpapaj

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nuk është thjesht një institucion arsimor; ai është simbol i rezistencës dhe vendi ku lindi fryma e kundërshtimit ndaj diktaturës komuniste, ku u zhvilluan protestat e para studentore dhe ku u hodhën themelet e një brezi që nuk pranoi të nënshtrohej. Demonstrata e 13 dhjetorit, greva e urisë që udhëhoqa unë, dhe gjithë përpjekjet e studentëve ishin një akt i vendosur i rezistencës, një muaj sakrificash dhe qëndrese, që kulmoi me ngritjen e Institutit Pedagogjik në rangun e universitetit. Ky ishte një hap historik për emancipimin akademik dhe një fitore morale dhe simbolike për të gjithë qytetin dhe studentët e tij. Emra si Nazmi Peka, Arben Çeliku dhe Ylber Hasani,IsmetPali bashkë me vajzat kryengritëse, treguan se rezistenca nuk njeh kufij gjinor, ndërsa pedagogët që qëndruan me ne, si Xhovalin Kolombi, Mahir Hoti, Menduh Dërguti dhe Bajram Xhafa dhanë mbështetje të pakursyer, duke sfiduar kundërshtimin e shumicës së trupës akademike, veçanërisht ish-katedrës së historisë, e cila me ashpërsinë e saj përpiqej të frikësonte studentët dhe të pengonte çdo hap drejt lirisë akademike. Që nga themelimi në maj 1991, universiteti ka vuajtur mungesën e mbështetjes nga shteti, mungesë laboratorësh, ambiente jo cilësore mësimore dhe konvikte për studentët. Por arsyeja e vërtetë që sot politikanët dhe disa struktura të pushtetit duan ta mbyllin këtë universitet shkon shumë përtej mungesës së fondeve. Kjo është një politikë e qëllimshme, e fshehtë dhe e dhunshme ndaj veriut dhe ndaj shtresave të varfra, e cila ka pasur si objektiv të centralizojë arsimin në Tiranë dhe të eliminojë çdo vatër mendimi të lirë në provinca. Nuk është vetëm një mosdhënie fondesh, por një strategji e cila ka për qëllim që universiteti të mos mund të funksionojë normalisht, duke ulur cilësinë e mësimit, duke larguar pedagogët e talentuar dhe duke frikësuar studentët. Kjo lë vend për manipulime ekonomike, ku disa fonde për arsimin në veri përvetësohen nga rrjete të fuqishme të biznesit privat dhe të mafias, duke e bërë universitetin të paaftë për të zhvilluar laboratorë, konvikte apo projekte të tjera mësimore. Në këtë mënyrë, dobësimi i universitetit nuk është aksidental, por i projektuar me qëllim për të eliminuar konkurrencën e provincës ndaj elitës së përqendruar në kryeqytet dhe për të izoluar shtresat e varfra nga mundësitë e avancimit akademik. Ky proces i centralizimit është në të njëjtën kohë një formë “genocidi ekonomik” ndaj veriut, ku dëmtohen qytetarët që nuk kanë mundësi të udhëtojnë dhe të jetojnë në Tiranë, duke e lënë një pjesë të madhe të rinisë së veriut pa perspektiva reale. Mosinvestimet dhe braktisja e institucioneve në veri kanë pasoja të thella: studentët largohen, auditorët boshatisen, kërkimi shkencor dobësohet dhe trashëgimia historike dhe kulturore e universitetit rrezikohet. Kjo është një strategji e heshtur për të justifikuar mbylljen eventuale: pasi universiteti nuk ka fonde, nuk ka cilësi dhe studentët largohen, atëherë mund të thuhet se nuk ka nevojë për të, duke e bërë të duket si një vendim i natyrshëm administrativ, por në realitet është një vendim politik me motive të qarta. Kjo situatë ka një dimension social të rëndësishëm, sepse universiteti ka qenë dera e hapur për shtresat e mesme dhe të varfra; ai ka mundësuar mobilitet social dhe ka ofruar një mundësi për ata që nuk mund të shkonin larg kryeqytetit. Dobësimi ose mbyllja e tij do të krijojë një hendek më të madh mes veriut dhe qendrës, duke e izoluar një pjesë të madhe të rinisë nga mundësitë e arsimimit të lartë. Nëse ky universitet mbyllet, nuk humb vetëm një institucion; humb kujtesa historike, humbet sakrifica e brezave të studentëve dhe pedagogëve, humbet liria e mendimit dhe identiteti i një qyteti dhe të gjithë veriut. Ky universitet është vendi ku u zhvillua demonstrata e 13 dhjetorit, ku u zhvillua greva e urisë, ku u fitua e drejta për liri akademike dhe ku u formua një brez guximtarësh që nuk pranoi të dorëzohej. Ai nuk duhet të harrohet, nuk duhet të braktiset dhe as të mbyllet, sepse mbyllja e tij nuk është vetëm një akt administrativ; është një humbje e thellë morale, sociale dhe historike për të gjithë Shqipërinë. Është detyrë e shtetit, pedagogëve dhe qytetarëve të mbrojnë këtë vatër të dijes dhe të rezistencës, për të siguruar që arsimi i lartë në veri të Shqipërisë të mos shuhet dhe për të treguar se liria, dijet dhe sakrificat janë gjithmonë më të forta se çdo presion politik, ideologjik apo ekonomik. Universiteti i Shkodrës është dëshmi e një brezi që nuk pranoi të dorëzohej dhe ai duhet të qëndrojë gjallë si një simbol i rezistencës, i guximit dhe i lirisë akademike.Mbaj mènd qe dhe dikur ne vitin 1990 -tè..donin ta mbyllnin Siç me kercenoi atehere ne burg shefi i policisè se Shlodres Ti tha e ke vendin ne Spaç.Ndersa ai univeristet kulakesh antiparti duhet mbyllur

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top