Superylli i golfit, Tiger Woods, u përfshi në një aksident me makinë që u përmbys në Florida, të premten. Pas aksidentit, Woods u arrestua me dyshimin për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Autoritetet thanë se Woods ai goditi një automjet tjetër dhe përmbysi Land Rover e tij.
Aksidenti ndodhi menjëherë pas orës 14:00 jo shumë larg vendit ku jeton Woods, ndërsa askush nuk pësoi lëndime serioze.
Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi gjithashtu se golfisti Tiger Woods ishte përfshirë në një aksident me makinë.
“Ndihem shumë keq. Pati një aksident dhe kjo është e gjitha që di”, tha Trump, duke e cilësuar Woods nje mik shume te ngushte dhe person te mrekullueshëm.
Kjo ishte hera e tretë që Woods përfshihet në një aksident me makinë, pasi në shkurt 2021 makina doli nga një rrugë bregdetare në Los Angeles me një shpejtësi të lartë, duke çuar në lëndime të shumta në këmbë.
Woods ka luajtur 11 turne që nga ai aksident i vitit 2021. Ai u arrestua gjithashtu në 2017 kur policia e Floridës së Jugut e gjeti atë në gjumë pas timonit të makinës së tij që ishte parkuar në mënyrë të çuditshme me dëmtime në anën e shoferit.