Kim Kardashian dhe Ray J thuhet se finalizuan një marrëveshje konfidenciale në vitin 2023 lidhur me videon e tyre intime të vitit 2007, e cila ka qenë në qendër të mediave për gati dy dekada.
Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, marrëveshja u nënshkrua jo vetëm nga dy të përfshirët, por edhe nga nënat e tyre, Kris Jenner dhe Sonja Norwood.
Kontrata, e titulluar zyrtarisht “Confidential Settlement Agreement and Mutual General Release”, kishte për qëllim të zgjidhte të gjitha pretendimet dhe mosmarrëveshjet, si të kaluara ashtu edhe të ardhshme, që lidhen me videon intime. Një nga pikat kryesore ndalonte palët të bënin deklarata fyese ose të dëmtonin njëra-tjetrën, përfshirë karakterin, reputacionin, integritetin apo praktikat e biznesit.
Burimet raportojnë se Ray J, i njohur për hitin e vitit 2005 “One Wish”, ka marrë një pagesë prej 6 milionë dollarësh për të firmosur marrëveshjen. Përveç kësaj, kontrata përfshinte edhe mbrojtje ligjore për Disney dhe Hulu, pronarët dhe transmetuesit e serialit The Kardashians.
Megjithë marrëveshjen konfidenciale, mosmarrëveshjet ligjore vazhduan kur Ray J paditi Kardashian dhe Jenner në nëntor 2025, duke pretenduar se ato shkelën kushtet e kontratës duke diskutuar për videon në serialin reality The Kardashians. Dokumentet gjyqësore tregojnë se këto diskutime ndodhën “pothuajse menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes”, duke sugjeruar shkelje të detyrimeve kontraktuale.
Avokati i Ray J deklaroi se nuk do të lejonte që Kardashian dhe Kris Jenner “të përdornin sistemin gjyqësor kundër tij, të shmangnin detyrimet kontraktuale dhe ta sakrifikonin për famë”.
Kjo padia erdhi pas një padie tjetër për shpifje që Kardashian dhe Jenner kishin ngritur në tetor 2025, pasi Ray J pretendoi se po bashkëpunonte me autoritetet federale për të ngritur një çështje RICO kundër tyre, një akuzë që yjet e reality show-së e mohuan duke deklaruar se “një hetim i tillë federal nuk ekziston”.
Në deklaratat e paraqitura në gjykatë, Kris Jenner e përshkroi akuzën e Ray J si “thellësisht fyese dhe të dëmshme”, duke theksuar dhimbjen për momentet private të vajzës së saj që u bënë publike.
Nga ana e saj, Kardashian theksoi pasojat emocionale dhe financiare që ka pasur për të përballuar akuzat, duke përfshirë terapi dhe këshillim me avokatë dhe konsulentë strategjikë.
Ray J vazhdoi qëndrimin e tij, duke deklaruar se Kardashian dhe Jenner “gënjyen plotësisht për gjithçka” dhe shtoi: “Nëse gënjen në këtë mënyrë nën betim, nuk shkon në burg apo të gjobisin?”