Këngëtarja ndërkombëtare Bebe Rexha ka ndezur rrjetet sociale së fundmi, duke publikuar disa fotografi mjaft tërheqëse në llogarinë e saj në Instagram.
Imazhet e fundit tregojnë Rexhën me bikini, ku ajo shfaq linjat e saj trupore në mënyrë të jashtëzakonshme, ndërsa shijon disa ditë me diell në shtëpinë e saj luksoze në Los Angeles.
Artistja nuk ka hezituar t’i ndajë këto momente me ndjekësit e saj, duke i shoqëruar me një mbishkrim tërheqës: “A mund ta dalloni që niveli i frekuencës së lartë (UV) është 9?”
Fotografitë kanë marrë menjëherë mijëra komente dhe pëlqime, ndërsa fansat kanë vlerësuar linjat trupore dhe stilin e saj të guximshëm.
Përveç aktivitetit në rrjetet sociale, Bebe Rexha vazhdon të përqendrohet edhe te muzika.
Ajo ka publikuar deri më tani tri këngë nga albumi i saj i ri në ardhje, Dirty Blonde, ndërsa një nga hitet kryesore, “New Religion”, e ka ngjitur atë në majat e listave të iTunes, duke dëshmuar një tjetër sukses në karrierën ndërkombëtare.

