Një konflikt mes katër personave ka përfunduar me përdorimin e thikës në Korçë.
Ngjarja ka ndodhur në një pikë servisi në lagjen nr.10.
Njëri prej tyre është dëmtuar dhe u dërgua me ambulancë në spital, mësohet se edhe të tjerët kanë dëmtime por nuk dihen ende rrethanat.
I plagosuri është identifikuar si Renaldo Xhixho. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.