Ylli i muzikës pop dhe fituesja e disa çmimeve “Grammy”, Dua Lipa, po vazhdon të zgjerojë karrierën e saj në aktrim, duke u bërë pjesë e filmit të ri komedi “Peaked”, prodhim i A24.
Filmi do të drejtohet nga Molly Gordon, e cila ka shkruar skenarin së bashku me Allie Levitan.
Historia ndjek dy vajza që, pas përvojave traumatike në shkollë të mesme, përpiqen të rikthejnë “ditët e lavdisë” gjatë ribashkimit të 10-vjetorit.
Edhe pse detajet mbi rolin e Dua Lipës nuk janë zbuluar ende, ajo do të jetë pjesë e një kasti të gjerë me emra të njohur si Emma Mackey, Laura Dern dhe Simone Ashley.
Ky projekt shënon një tjetër hap të rëndësishëm për artisten në industrinë e filmit, pas paraqitjeve të saj në Argylle dhe Barbie.
Xhirimet e “Peaked” pritet të nisin muajin e ardhshëm.