Plani i çarmatosjes parashikon shkatërrimin e rrjetit të tuneleve e dorëzimin e përshkallëzuar të armatimit sipas planit të dorëzuar tashmë nga Komiteti i teknokratëve që qeverisin me Gazës sipas marrëveshjes së paqes.
Sipas planit parashihet periudha kohore e demilitarizimit total të terroristëve islamistë Hamas në Rripin e Gazës dhe tërheqja e tërësishme e ushtrisë izraelite nga krahina raportoi agjencia e lajmeve Reuters.
Ky plan parasheh që Hamas do të lejojë shkatërrimin e sistemit masiv të tuneleve nën Gaza që tashmë i është dorëzuar atyre nga Bordi i Paqes. Me përfundimin e kësaj faze dhe verifikimin se Gaza është në tërësi i zbrazët nga armatimit forcat izraelite tërhiqen në tërësi nga Gaza.
Plani parasheh që të gjitha grupet e armatosura të çarmatoses përfshi grupet si Xhihadi Islamik Palestine, proces ky që do të mbikëqyret nga Komiteti Nacional për Administrim i Gazës.
Në dokument theksohet se “Gaza do të qeveriset me parimin e një autoriteti, një ligji, një arme, ku të vetmit individë të autorizuar nga (NCAG) u lejohet të posedojnë armatim, e të gjithë fraksionet e armatosura do të ndërpresin veprimtarinë ushtarake”.