Juventus po mendon për sezonin e ardhshëm. Idea është të sistemojë një repart që në këtë sezon rezultoi shumë defektoz. E kështu, mes profileve të ndryshme të lidhura me sulmin e bardhezinjve, në kuadër të merkatos për sezonin e ardhshëm, shfaqet edhe emri i Robert Lewandowski.
Lewandowski, emisarët e Juves e panë t’i shënonte Strakoshës
Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, një përfaqësues i Juventus ishte dje i pranishëm në tribunat e PGE Narodwy në Varshavë për të ndjekur ndeshjen mes Polonisë dhe Shqipërisë, gjysmëfinale playoff-i e fituar 2-1 nga vendasit. Një ndeshje e vendosur edhe nga goli i Lewandowski, autor i golit të përkohshëm të barazimit 1-1.
38 vjeçari shënoi me kokë, në zhvillimet e një goditje këndi, duke kërcyer mbi Hysaj e duke shfrytëzuar nga dalja e paqartë e portierit Strakosha. Një gol që i lejoi polakëve të nisnin përmbysjen e rezultatit, që i kualifikoi në finalen kundër Suedisë, në playoff-in e Kupës së Botës.
Profili i duhur?
Qëllimi i këtij udhëtimi në Poloni? Të vlerësojë nga afër dhe të thellojë kontaktet për bomberin e lindur në vitin ’88. Një profil, ai i sulmuesit polak, në skadencë më 30 qershor me Barcelonën, që Juventus po e vlerëson konkretisht për merkaton. Një goditje e mundshme që do t’i sillte gola dhe eksperiencë ndërkombëtare repartit ofensiv bardhezi. Një skenar hipotetik, por që tashmë i bën tifozët juventinë ta imagjinojnë.