Uzuni në lot, Gjimshiti mbron Sylvinhon: “Mendon se do t’i bie pas shpine trajnerit”

“Besoj që është e thjeshtë të flasësh pas ndeshjes, por që mund të pësosh një gol ashtu. Kishim raste të shkonim 2-0, do ishte ndeshja e kryer. Pastaj edhe për 2-1, por fati nuk e deshi sot”. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, nuk e fsheh dëshpërimin për një humbje në një ndeshje që mund të kishte shkuar ndryshe. Qendërmbrojtësi sidoqoftë eviton polemikat për zgjedhjet e teknikut.

Ernset Muçi e Anis Mehmeti, dy lojtarët më në formë të kuqezinjve nuk u preferuan nga Sylvinho, që e hodhi në fushë fantazistin e Trabzonspor vetëm në minutat e fundit, kur rezultati ishte kompromentuar. “Pse ata në formë nuk luajnë? Nuk mund të jap përgjigje se jemi ekip, kush luan e kush jo. Të gjithë jemi bashkë. Mendon se do t’i bie pas shpine trajnerit? Këto janë pyetje provokuese”.

Episodi që ndoshta mund të ndryshonte fatet e lojës ishte mundësia e humbur nga Shehu e më pas nga Pilo, në debutimin me fanellën kuqezi. Gjimshiti megjithatë flet si një kapiten i vërtetë: “Nuk ka rëndësi kush humb raste, jemi të gjithë bashkë, kush gabon e jo. Jemi të gjithë të mërzitur sepse ishte në duart tona se e nisëm mirë ndeshjen, sidomos pjesa e para, kishim mundësitë të fitonim e shkonim në atë finale ndaj Suedisë. Të mërzitur ne më shumë që jemi pak më të vjetër e ndoshta ishte

Laçi: “Jam pa fjalë, fitoi ekipi që nuk e meritoi”
Qazim Laçi nuk e kapëcen dot një humbje të tillë, me përmbysje, pas një pjese të parë në avantazh dhe me ato dy raste flagrante të humbura: “Personalisht jam pa fjalë. Jam shumë krenar për çunat, në përgjithësi kemi bërë ndeshje të mirë. Nuk besoj se e meritojmë këtë rezultat. Duhet të mbajmë kokën lart, mos të harrojmë se nuk kemi arritur asnjëherë në këtë fazë. E vështirë ta pranojmë, por duhet të ecim përpara. Personalisht mendoj se fitoi ekipi që nuk e meritoi. Pavarësisht dy golave që kishte Polonia, nuk mbaj mend ndonjë rast tjetër”.

Uzuni në lot: “Do kemi netë pa gjumë”
Myrto Uzuni mezi gjeti fjalët për të shpjeguar atë që ndodhi, në eliminimin e Shqipërisë në Varshavë. “Kemi luftuar shumë për këtë ditë që ta arrijmë, tani të presim 4-5 vite për të arritur prapë kaq afër. E dhimbshme sepse i përkushtohemi dhe dedikohemi. Kishim të gjithë kombin, i kërkojmë falje të gjithë shqiptarëve. Është dhimbje, do kemi netë pa gjumë, por ky është futbolli. Nëse nuk shënon, të dënon”.

Uzuni nuk i përmban dot lotët: “Me 2 me 0 mbaronte ndeshja, por nëse nuk shënon, futbolli të dënon. Ky është ligji i futbollit. Me keqardhje të madhe largohemi nga Varshava. Shumë i mërzitur, nuk kam fjalë”.
rasti i fundit për ne që të marrim pjesë. Shpresoj që çunat më të ri të plotësojnë këtë dëshirë të tifozëve” e mbylli Gjimshiti.

Shehu: “E patëm ndeshjen në dorë”
“Jemi shumë të mërzitur se e patëm ndeshjen në dorë. Bëmë gol të parët, pastaj patëm rast për 2 me 0 apo 2 me 1. E dinim që këto ndeshje janë shumë të vështira. Ne jemi Shqipëria, nuk mund të krijojmë 30 raste për ndeshje. Ato raste që krijojmë, duhet t’i shfrytëzojmë dhe pastaj mund të ishte më e lehtë për ne, nëse shkonte 2 me 0”. Julian Shehu qan rastet e humbura, në një ndeshje që mund të kishte shkuar ndryshe.

Një eliminim që dhemb dhe mesfushori kuqezi tregon edhe përjetimin e lojtarëve në dhomat e zhveshjes: “Atmosfera për momentin është shumë e keqe. Të gjithë çunat janë shumë të mërzitur. Ndoshta është mundësi që të vjen njëherë në jetë kjo ndeshje. Ne që nuk jemi shumë të rinj e kuptojmë. Vetëm njëherë mund të jetë kjo mundësi, dhe të na iki nga duart kështu jemi shumë të mërzitur”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top