Reshjet intensive të dëborës gjatë natës kanë mbuluar zonat malore të Shkodrës, duke vështirësuar qarkullimin në akset kryesore si Dedaj-Bogë dhe Bogë-Theth. Mësohet se, trashësia e dëborës në Qafë Thore ka kaluar 40 centimetra, duke krijuar një situatë sfiduese për mjetet e transportit.
Pavarësisht kësaj, ekipet e mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve. Falë kësaj ndërhyrjeje të vazhdueshme, lëvizja e automjeteve në këto akse rrugore vijon të jetë e siguruar.