“PD nuk përjashton askënd”/ Tabaku: Salianji duhet të jetë pjesë e garës për kryetar

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar se Ervin Salianji duhet që të jetë pjesë e garës për Kryetar të Partisë Demokratike. Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Shkodër, Tabaku u shpreh se Partia Demokratike në këtë pikë nuk ka luksin të humbasë asnjë figurë të saj, duke theksuar se Salianji duhet të marrë pjesë në diskutimet e brendshme të Partisë.

Tabaku deklaroi se partitë nuk duhet të trajtohen si monopol, por vota duhet të jetë elementi që vendos për ecurinë e tyre.

”E kam ndjekur në media diskutimin e zotit Salianji dhe kërkesa ime për të është që betejën ta bëjë në PD, bolla k vuajtur PD këto vite për betejë të bërë në studiot televizive. Nuk ka rëndësi ku jam unë apo Salianji nesër, por ku do të jetë PD dhe demokratët. Për mua ky debat duhet të bëhet brenda PD, kur bëhet jashtë është shqetësuese. Nuk e shoh te PS psh të ndodhë jashtë. Kemi boll forume për të folur. Gabimi që bëra në 3 vite të shkuara nuk do ta bëj sot, nuk kam për të dhënë mendime që kam për t’i dhënë në forumet e partisë. Nuk di të ketë një vendim të Kryesisë për t’i mbyllur dyert. Lë t’i lëmë kohë institucioneve dhe debatit të brendshëm që të marrë vendimin e duhur. Për mua PD nuk ka luksin të humbë askënd, ne duhet të shtohemi e zgjerohemi, t’ia shtrijmë dorën kujtdo. Në një parti politike vendos vota”, tha Tabaku.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top