Jennifer Lopez ka bërë humor me divorcin e saj nga Ben Affleck gjatë një koncerti në rezidencën e saj në Las Vegas.
Gjatë performancës, ajo ftoi në skenë një fans nga publiku. Kur ai u prezantua me emrin “Ben”, reagimi i Lopez ishte i menjëhershëm dhe plot ironi.
“Shikoni këtë djalë… do t’i marrim gjithçka që ka,” tha ajo me shaka, para se të bënte një mimikë të sikletshme dhe të thoshte “ugh!”, duke shkaktuar të qeshura te publiku.
Kjo nuk është hera e parë që Lopez bën humor me jetën e saj personale. Vetëm pak kohë më parë, ajo ironizoi edhe divorcin nga Marc Anthony, duke thënë se “pas divorcit të tretë fillova të bëhem më e mirë në këtë punë”.
Lopez dhe Affleck kanë pasur një histori të gjatë dashurie. Ata u lidhën fillimisht në vitet 2002–2004, për t’u rikthyer sërish në vitin 2021 dhe për t’u martuar në 2022. Megjithatë, marrëdhënia përfundoi me divorc në gusht 2024.