“PGE Narodowy” do të zhurmojë shqip: shiten biletat “kuqezi” për Poloni – Shqipëri

Dita e të vërtetës po mbërrin. Poloni – Shqipëri do të jenë përballë në një ndeshje ku çdo detaj mund të bëjë diferencën. Kjo është sfida që vlen një sezon, një rrugëtim të tërë. Kuqezinjtë kërkojnë hapin e madh drejt finales së playoff-it, aty ku e pret fituesi i Suedi–Ukrainë. Është nata e përgjegjësisë, e karakterit dhe e zgjedhjeve të sakta, por ku duhet edhe mbështetja e tifozëve, që me sa duket nuk do të mungojë.

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin “PGE Narodowy” janë shitur, për ndeshjen Poloni – Shqipëri, e vlefshme për fazën play-off të Kupës së Botës 2026.

FSHF falënderon të gjithë tifozët për interesin dhe mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj Kombëtares në këtë përballje historike, duke i ftuar njëkohësisht të respektojnë dhe ndjekin të gjitha udhëzimet e përcaktuara nga Federata Polake. Takimi Poloni – Shqipëri do të luhet më 26 mars, në orën 20:45, në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top