Rikthehet lotaria amerikane, kriteret e reja të aplikimit

Programi i Diversity Visa, lotari amerikane, pritet të rikthehet në vjeshtë, duke u dhënë mundësi qytetarëve shqiptarë të aplikojnë sërish pas pezullimit në janar. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, këtë vit priten rreth 10 milionë aplikime, ndërsa janë vendosur rregulla të reja për të forcuar sigurinë dhe verifikimin e aplikantëve.

Ndryshimet kryesore përfshijnë detyrimin për të ngarkuar një pasaportë të vlefshme dhe një skanim të faqes biografike dhe nënshkrimit gjatë aplikimit online. Gjithashtu, aplikantët duhet të paguajnë një tarifë simbolike prej 1 dollarësh dhe të plotësojnë me saktësi të dhënat personale, përfshirë arsimin dhe informacionin për familjen. Për personat e martuar, është e detyrueshme përfshirja e bashkëshortit/es dhe fëmijëve, pavarësisht nëse ata do të emigrojnë apo jo.

Autoritetet amerikane theksojnë se janë forcuar kontrollet për të parandaluar mashtrimet, veçanërisht martesat fiktive, duke kërkuar dokumente dhe prova shtesë për marrëdhëniet familjare. Pas pezullimit që preku 75 vende dhe disa kategori vizash emigrimi, rikthimi i programit shihet si një mundësi e re për aplikantët, ndërsa verifikimet për sigurinë pritet të mbeten të rrepta.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top