Bastoni drejt gjigantit të LaLiga spanjolle, Inter s’lëshon pe: Jo më pak se…

Alessandro Bastoni është objektivi kryesor i Barcelonës për merkaton e verës. Drejtori sportiv Deco si edhe trajneri Hansi Flick, e duan me çdo kusht në ekip qendërmbrojtësin italian.

Vetë 26-vjeçari është i hapur për një transferim të tillë, edhe pse kontrata e tij me Inter përfundon në verën e vitit 2028. Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi klubi italian kërkon minimumi 80 milionë euro.

Në krahun tjetër, Barcelona është gati për negociata, lojtar plus para. Katalanasit pritet të ofrojnë 50 milionë euro dhe shërbimet e një qendërmbrojtësi.

Për këtë të fundit nuk është vendosur ende, teksa pritet fjala e trajnerit Flick. Lojtari që nuk do të jetë më në planet e teknikut gjerman, do të përfshihet në tratativat për të arritur te Bastoni.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top