Ja si të dalloni shenjat e hershme të Alzheimerit nga ritmi i fjalëve

Një studim i fundit sugjeron se mënyra se si flasim, veçanërisht shpejtësia e të folurit, mund të jetë një tregues i rëndësishëm i shëndetit të trurit.

Sipas studiuesve nga University of Toronto, ritmi i ngadalshëm i të folurit mund të lidhet me përpunim më të ngadaltë të informacionit dhe me ndryshime njohëse që vijnë me moshën.

Në studim, ku morën pjesë 125 persona të moshave të ndryshme, u vu re se ata që flisnin më shpejt reagonin dhe mendonin më shpejt, ndërsa ata me të folur më të ngadalshëm kishin më shumë pauza dhe vështirësi në përpunimin e informacionit.

Ekspertët theksojnë se këto ndryshime mund të jenë edhe shenja të hershme të sëmundjeve si Alzheimer, madje para shfaqjes së problemeve të dukshme me kujtesën. Po ashtu, zhvillimet në inteligjencën artificiale po mundësojnë analizimin e të folurit për të identifikuar rrezikun e hershëm të këtyre çrregullimeve.

Specialistët këshillojnë që ndryshimet e vazhdueshme në të folur, si ngadalësimi apo pauzat e gjata, të mos neglizhohen dhe të konsultohen me mjekun.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top