Jay-Z kritikon përplasjen mes Kendrick Lamar dhe Drake

Reperi i njohur Jay-Z ka shprehur shqetësimin e tij se rrjetet sociale dhe “negativiteti” po e prishin frymën e betejave në hip-hop, duke marrë si shembull përplasjen mes Kendrick Lamar dhe Drake.

Në një intervistë për GQ, ai tha se megjithëse i pëlqen energjia dhe rivaliteti në muzikë, situata ka dalë jashtë kontrollit.
“Tani, njerëzit që pëlqejnë Kendrick urrejnë Drake, pavarësisht çfarë ai publikon. Është kthyer në sulm ndaj karakterit,” u shpreh ai.

Sipas Jay-Z, fansat dhe rrjetet sociale e kanë përshkallëzuar konfliktin: “Është shumë. Po përfshihen edhe fëmijët dhe familjet – kjo nuk më pëlqen.”

Ai shtoi se dikur betejat në rap ishin argëtuese dhe kalimtare, ndërsa sot ndikimi i teknologjisë i ka bërë ato më të ashpra dhe më personale.

“Nuk e di nëse ia vlen më. Ndoshta rivaliteti nuk duhet të jetë më pjesë e kulturës,” tha reperi.

Jay-Z gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se kishte ndikuar në zgjedhjen e Kendrick Lamar si performues në “Super Bowl Halftime Show”, duke theksuar se vendimi u bazua vetëm në suksesin e artistit gjatë atij viti.

Përplasja mes Lamar dhe Drake dominoi vitin 2024, me disa këngë “diss” që përfshinin akuza të rënda nga të dyja palët. Kënga Not Like Us u bë një nga hitet më të mëdha, duke fituar edhe çmime në “Grammy 2025”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top