Berisha: Protestat do diversifikohen, jehona ndërkombëtare ka tërbuar narkoregjimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se strategjia e opozitës për protestat e ardhshme do të diversifikohet.

Në një deklaratë për shtyp, Berisha theksoi se jehona ndërkombëtare e protestës së 22 marsit ka tërbuar, atë që ai e cilëson si ‘narkoregjim’.Kryedemokrati u bëri thirrje mbështetësve që t’i bashkohen betejës për interesat e tyre.

*Anisa Kadesha, RTSH: Zoti Berisha, cila do jetë strategjia e opozitës në protestën e radhës dhe a ia ka dalë deri tani opozita të sensibilizojë faktorin ndërkombëtar me protestat e deritanishme?*

*Sali Berisha:* Tani, strategjia do të shpallet. Ne jemi përcaktuar për diversifikimin dhe i qëndrojmë atij përcaktimi.
Forma e protestës së ardhshme do shpallet së shpejti.
Besoj se në rrafshin ndërkombëtar, ju jeni dëshmitarë vetë që me datën 22 mars në darkë, lajmet më kryesore pas luftës në Lindjen e Mesme, kanë qenë lajmet për betejën e qytetarëve të Tiranës kundër korrupsionit në Shqipëri.
E keni parë vetë se me çfarë dashamirësie dhe simpatie të madhe i kanë përcjellë, me çfarë korrektese.
Dhe kjo e tërboi narkoregjimin dhe puthadorët e tij, të cilët kaluan në marrëzira dhe absurditete, duke treguar lepurin në bark që u ka hyrë.
Vazhdon e pandërprerë beteja jonë.
Ftoj qytetarët të bashkohen me ne se janë interesat më jetike të tyre.”, tha Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top