Piloti i Formula 1, Lewis Hamilton, është parë së fundmi në shoqërinë e Saint West, djalit të madh të Kim Kardashian dhe Kanye West, gjatë një daljeje në Tokio.
Sipas një videoje të shpërndarë në rrjet, Hamilton dhe 10-vjeçari ndodheshin në dyqanin SNKRDUNK, i njohur për shitjen e atleteve, veshjeve dhe kartave të rralla Pokémon. Kim Kardashian nuk u pa në video dhe mbetet e paqartë nëse ajo ishte e pranishme gjatë vizitës në dyqan.
Lewis spotted with Kim Kardashian's son, Saint West pic.twitter.com/VFEK5xJMM7
— Sir Lewis Updates (@LH44updates) March 23, 2026
Megjithatë, një ditë më parë, Hamilton dhe Kardashian u fotografuan duke ecur krah për krah në Tokio, të shoqëruar edhe nga Khloé Kardashian dhe miq të tjerë.
Dalja e tyre vjen në një kohë kur po qarkullojnë zëra për një lidhje romantike mes dyshes. Spekulimet nisën në shkurt, kur ata u panë së bashku gjatë një udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar.
Më pas, ata konfirmuan lidhjen e tyre publikisht gjatë Super Bowl 2026, ku u shfaqën së bashku në një zonë VIP. Edhe pse romanca është bërë publike së fundmi, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton njihen prej vitesh dhe kanë pasur një miqësi të hershme.