Brooklyn Beckham drejt një dokumentari pas përplasjes me prindërit

Pas suksesit të dokumentarëve të prindërve të tij në Netflix, Brooklyn Beckham mund të jetë protagonist i një serie të tijën.

Djali i madh i David dhe Victoria Beckham shkaktoi bujë në janar, kur publikoi një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, duke akuzuar prindërit e tij për “kontroll” dhe përpjekje për të dëmtuar marrëdhënien e tij me bashkëshorten, Nicola Peltz.

Që atëherë, marrëdhëniet mes tyre mbeten të ftohta. Edhe pse David dhe Victoria kanë tentuar disa herë të afrohen publikisht me djalin e tyre, Brooklyn thuhet se nuk ka reaguar dhe madje ka deklaruar se “nuk dëshiron pajtim”.

Së fundmi, mediat raportojnë se 26-vjeçari mund të jetë në qendër të një dokumentari të ri. Sipas burimeve, një platformë amerikane streaming ka kontaktuar me të dhe ekipi i tij menaxherial është në “bisedime të hershme” me drejtues të Hulu.

“Brooklyn është i interesuar. Përveç fokusit në biznesin e tij kulinar, drejtuesit e Hulu shpresojnë që ai të flasë hapur edhe për përçarjen me prindërit,” ka thënë një burim.

Platforma Hulu, në pronësi të Disney, është e njohur për produksione të suksesshme si “The Kardashians”, dhe një projekt i tillë do ta vendoste Brooklyn në konkurrencë direkte me Netflix – platformë që ka transmetuar dokumentarë për të dy prindërit e tij.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top