Heidi Baci reagon pas deklaratës së Romeo Veshaj: Jam lënduar

Heidi Baci ka reaguar së fundmi në “Wake Up” pas deklaratave të ish-partnerit të saj, Romeo Veshaj për marrëdhënien e tyre.

Heid u shpreh se për të ka qenë një marrëdhënie shumë e rëndësishme, teksa shton se është lënduar nga deklaratat e bëra së fundi.

“Kam frikë se heshtja ndonjëherë merret si pohim. Jam mërzitur, jam lënduar, për mënyrën se si është folur për ish-marrëdhënien time. Jam lënduar se si është kaluar ajo marrëdhënie, si është paraqitur në publik. Janë disa gjëra që nuk më pëlqejnë, nuk më pëlqen kur flasin për këndvështrimin tim. Në këndvështrimin tim nuk ka qenë një gjë tre mujorshe, kështu si u paraqit.

Unë do të flas gjithmonë për veten time, ka pasur përkushtim, sakrificë dhe ndjenja. Për sa i përket pastaj edhe pjesës së dy orëshit, tre orëshit, tre mujorëshit, kjo tallja, unë nuk e di pse dy gazetarë që nuk i njoh, nuk ia njihja ekzistencën, duhet ta shohin një histori me kaq lehtësi, nuk më pëlqeu dhe mu duk fyese. Nuk jam unë ajo vajzë, nuk ka qenë ajo marrëdhënia ime.

Për mua ka qenë shumë e rëndësishme. Nuk do të tallesha me ndjenjat e publikut që më kanë mbështetur, dhe sidomos me të miat. Çdo ka qenë shumë reale, nuk përkufizohet respekti në këto fjalët. Është bërë një premtim që nuk doja të flisja, sepse ka qenë një gjë shumë e rëndësishme për mua”, tha ajo.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top