Ish-futbollisti i Kombëtares Elvin Beqiri, ishte në një lidhje live me emisionin “Mega Sport” në A2CNN, ndërsa foli për ndeshjen e shumëpritur Poloni – Shqipëri, e cila do të mbahte në datën 26 mars, Varshavë. Takimi në fjalë është i vlefshëm për fazën “Play-Off”, Kupa e Botës:
“Gjithmonë e më tepër, Kombëtarja po afron lojtar të rinjë dhe tepër të talentuar. Ndeshja me Poloninë, ndoshta më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Afrim i i Muçit dhe Mehmetit është pozitivë.
Ata të dy aty kanë qenë para disa kohësh. Performanca me klubet aktuale po bëjnë shumë mirë, shpresojë të ndodh kështu edhe te Shqipëria. Pjesa teknike i takon trajnerit Sylvinho.
Në këto momente, përfshirja e Mehmetit dhe Muçit janë tepër të rëndësishëm, pas mungesës së Manajt dhe Dakut. Si Ernesti dhe Anisi mund të na japi qartësin në fazën e fundit të goditjes.
Për çdo mbrojtës është e vështirë të mbash nën kontroll Robert Lewandowskin. Një mbrojte e organizuar mund të eliminojë çdo lojtar cilësor”.