Ambasada gjermane reagon për dhunën në protestat e opozitës

Pavarësisht se disa prej protestuesve të opozitës mbanin në duar flamuj të Gjermanisë, ambasada gjermane në Tiranë ka reaguar pas incidenteve në protestën e një dite më parë, duke dënuar aktet e dhunës.

Në deklaratën zyrtare, ambasada thekson se protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë thelbësore në një shoqëri demokratike, por nuk mund të justifikojnë në asnjë rast dhunën ndaj personave apo objekteve.

“Ambasada Gjermane dënon dhunën e papranueshme në kuadër të demonstratave të djeshme. Protestat politike dhe e drejta për të demonstruar janë të drejta themelore në çdo shoqëri demokratike. Por ato nuk mund të përligjin asnjëherë dhunën ndaj personave apo objekteve”, thuhet në reagim.

Më tej, ambasada kërkon nga përfaqësuesit e partive politike që të mbajnë përgjegjësi dhe të distancohen qartë nga aktet e dhunës.

“Ne kërkojmë prej përfaqësuesve të partive politike përgjegjëse të distancohen në mënyrë të paekuivoke nga dhuna”, përfundon deklarata.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top