Bilanci i viktimave nga ngjarja e rëndë me armë zjarri në fshatin Majac të Podujevës është rënduar. Një prej të plagosurave ka ndërruar jetë pas mesnate. Kjo e ka çuar në dy numrin e viktimave, ndërsa një tjetër person mbetet në gjendje të rëndë. Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, viktima, 73 vjeç, ndërroi jetë rreth orës 03:00, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Ajo ishte një nga dy gratë që u dërguan me urgjencë në spital, pasi kishin marrë plagë nga arma e zjarrit.
Të dyja të plagosurat u paraqitën në gjendje kritike dhe u futën menjëherë në trajtim intensiv, ndërsa njëra prej tyre iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 73-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë, ndërsa pacientja tjetër vijon të jetë në gjendje të rëndë nën kujdes intensiv.