Deputeti Flamur Noka, së bashku me deputetin Luçiano Boçi, të ndihmuar nga protestuesit u përplasën me policinë dhe arritën të thyenin kordonin e Policisë.
Gent Strazimiri ndërkohë i ka kërkuar punonjësve të Policisë së Shtetit të identifikohen .
Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, ndërsa nuk është ndjerë mirë kryedemokrati Sali Berisha, i cili është larguar drejt banesës së tij.
Nuk dihet ende si paraqitet gjendja e tij shëndetësore.
Ndërkohë, protestuesit janë shpërndarë në zona të ndryshme të Tiranës.