Ndahet nga jeta aktori Nicholas Brendon

Aktori Nicholas Brendon, i njohur më së shumti për rolin e Xander Harris në serialin Buffy the Vampire Slayer, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.

“Jemi zemërthyer të ndajmë lajmin për ndarjen nga jeta të vëllait dhe djalit tonë, Nicholas Brendon. Ai ndërroi jetë në gjumë për shkaqe natyrale” ,thuhej në një deklaratë të publikuar në Instagram të premten.

premten.

“Në vitet e fundit, Nicky kishte gjetur pasion në pikturë dhe art. Ai e donte të ndante talentin e tij me familjen, miqtë dhe fansat,” vijon deklarata.

Familja e përshkroi atë si “të pasionuar, të ndjeshëm dhe të palodhur në krijimtari”, duke theksuar se arti i tij ishte një reflektim i pastër i personalitetit të tij.

“Edhe pse nuk është sekret që Nicholas kishte përballuar vështirësi në të kaluarën, ai ishte në trajtim dhe optimist për të ardhmen në momentin e ndarjes nga jeta,” thuhet më tej.

Aktorja Alyson Hannigan, e cila luajti Willow Rosenberg në serial, reagoi në rrjetet sociale duke ndarë një mesazh prekës: “Faleminderit për vitet me të qeshura dhe dashuri… Do të të kujtoj gjithmonë. Prehu në paqe.”

Brendon luajti në serialin ikonik së bashku me Sarah Michelle Gellar, David Boreanaz dhe Charisma Carpenter nga viti 1997 deri në 2003. Përveç “Buffy”, ai u shfaq në seriale si Criminal Minds, Private Practice dhe Kitchen Confidential. Në kinematografi, ai mori pjesë në filma si Psycho Beach Party dhe Coherence.

Në vitin 2022, aktori kishte pësuar një atak në zemër dhe ishte diagnostikuar me një problem të lindur të zemrës. Ai gjithashtu vuante nga Cauda equina syndrome, për të cilën iu nënshtrua disa operacioneve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top