Pak para se të niste protesta e opozitës përpara kryeministrisë, kreu i PD-së Sali Berisha mbërriti në selinë e Partisë Demokratike.
Ai u prit në oborrin e selisë nga mbështetësit demokratë që ishin mbledhur aty në pritje të marshimit drejt kryeministrisë së bashku me Berishën dhe deputetët e tjerë demokratë.
Opozita kërkon rrëzimin e qeverisë Rama dhe formimin e një qeverie teknike me bazë të gjerë.