Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia kufizon furnizimin me naftë për qytetarët

Teksa çmimet e karburanteve vijojnë të rëndojnë xhepat e qytetarëve në rajon, Sllovenia ka ndërmarrë masa drastike për të përballuar mungesat e naftës.

Qeveria ka vendosur kufizime të menjëhershme në pikat e karburantit: çdo qytetar mund të furnizohet me maksimumi 50 litra në ditë, ndërsa bizneset deri në 200 litra.

Masat do të qëndrojnë në fuqi deri në një njoftim të dytë.

Situata është konsideruar serioze, aq sa autoritetet kanë angazhuar edhe ushtrinë për të ndihmuar në shpërndarjen e karburantit, duke mbështetur transportin dhe furnizimin në të gjithë vendin.

Ndërkohë, qeveria u ka kërkuar kompanive të karburanteve të rrisin koordinimin për të përshpejtuar furnizimin dhe për të shmangur boshllëqet në treg.

Operatorët janë detyruar të raportojnë vazhdimisht gjendjen në pikat e shitjes, ndërsa nuk përjashtohen masa të tjera në ditët në vijim.

Kryeministri Robert Golob ka paralajmëruar se po shqyrtohet edhe kufizimi i shitjes së karburantit për shtetasit e huaj.

Mungesat janë ndjerë më fort te kompania Petrol, e cila është vënë nën kritika nga qeveria, ndërsa vetë kompania thotë se po punon për të garantuar furnizim të qëndrueshëm.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top