VIDEO/ Dalin pamjet e arrestimit të Justin Timberlake

Pamjet nga kamera e trupit të policisë për arrestimin e këngëtarit të njohur Justin Timberlake në Hamptons më në fund janë bërë publike, pavarësisht përpjekjeve të tij për të bllokuar publikimin.

Në videon rreth 20-minutëshe, artisti i hitit “Mirrors” shihet teksa ndalohet nga policia ndërsa drejtonte një BMW gri të vitit 2025. Gjatë ndërveprimit me oficerët, Timberlake shfaqet i hutuar nga udhëzimet dhe komenton: “Këto janë teste të vështira.”

Ai gjithashtu pengohet disa herë gjatë testit të ecjes në vijë të drejtë dhe në një moment pranon: “Zemra po më rreh fort.”

Megjithatë, këngëtari tregohet bashkëpunues dhe i sjellshëm gjatë gjithë kohës, duke iu përgjigjur policëve me “po, zotëri”, por refuzon disa herë të kryejë testin e alkoolit (breathalyzer). Si pasojë, ai vendoset në pranga dhe shoqërohet në komisariat.

Një moment i veçantë në video është kur një mike e tij mbërrin në vendngjarje dhe përpiqet të ndërhyjë, duke iu lutur policëve:
“A mund të na bëni një nder, meqë ju pëlqen ‘Bye Bye Bye’ apo ‘SexyBack’?”

Policët i lejojnë asaj të flasë shkurtimisht me Timberlake përpara se ai të dërgohej në paraburgim.

Ngjarja daton në qershor 2024, kur Timberlake u arrestua dhe u akuzua për drejtim mjeti në gjendje të dehur (DWI), si dhe për dy shkelje të tjera: mosndalim në shenjën “STOP” dhe mosmbajtje e korsisë.

Më herët gjatë këtij muaji, artisti kishte ngritur një padi kundër autoriteteve lokale të Sag Harbor për të ndaluar publikimin e videos.

Në përfundim, ai arriti një marrëveshje me drejtësinë, duke e ulur akuzën nga DWI në një shkelje të thjeshtë trafiku, e cila nuk konsiderohet vepër penale.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top