Është Rivaldo “braziliani i elitës”, që “nuk është Kakà, ai është një zotëri”, i akuzuar nga gazetarja meksikane Ines Sainz se e ka prekur – duke u përpjekur ta përqafojë dhe ta puthë – me rastin e një interviste të rënë dakord me lojtarin kur sapo ishte transferuar te Milan, nga Barcelona, në vitin 2002. Rivaldo në atë kohë ishte 30 vjeç, Ines 24.
Ngjarja është rrëfyer gjatë një podcast-i nga gazetarja sportive, shumë e njohur në Amerikën Latine. Sainz, sot 47 vjeç dhe nënë e katër fëmijëve, kujtoi se në atë periudhë ndodhej në Itali dhe përfitoi nga kontaktet e saj te Milan për të kërkuar një intervistë me lojtarin, duke marrë një “po”.
Intervista e rënë dakord “në suitën” e lojtarit të Milanit: Ines Sainz mbetet e bllokuar
Në pritje për të sistemuar një shtëpi, Rivaldo – që sapo kishte fituar Botërorin me Brazilin në Kore dhe Japoni – qëndronte në Milano në një hotel përballë stacionit. Gazetarja shkoi atje bashkë me kameramanen e saj dhe iu tha se intervista do të zhvillohej “në sallonin e suitës” së lojtarit.
Pjesa tjetër është në dramatizmin e rrëfimit të saj: “Ngjitem bashkë me kameramanen. Na pret menaxheri i tij, por në një moment shpik diçka për ta nxjerrë jashtë kameramanen time dhe më mbyllet dera. Atëherë fillova të ndjej se situata po bëhej e keqe. Kur erdhi lojtari, i thashë: ‘Dëgjo, lëre të hyjë operatoren time sepse kemi pak kohë’”.
“Më preku, donte të më puthte. Unë thosha ‘jo, no’. Një moment i tmerrshëm”
“Fillova të ndjej një atmosferë të rrezikshme – vazhdoi Sainz – mendova: kjo është një kurth. Bëra sikur nuk kuptoja, sepse kjo funksionon për të mos i bërë të kuptojë që e ke kuptuar, ndërkohë që mendon si të dalësh. Ndërkohë ai afrohej gjithnjë e më shumë… më preku, donte të më përqafonte dhe të më puthte. Unë thosha ‘jo, no’. Një moment i tmerrshëm”.
Por Rivaldo nuk e dinte që Ines është rrip i zi në taekwondo: “Nxora gjithë forcën që kisha dhe i dhashë një shkelm në testikuj. Pastaj fillova të godas fort derën. Në atë moment erdhi kameramanja ime dhe e hapi derën. A ishte i bukur? Aspak, ishte i tmerrshëm. Pse e mbajta të fshehtë? Për të mbrojtur edhe karrierën time, ai ishte shumë i famshëm. Mund t’ia shkatërroja karrierën, por mendova edhe për timen. Nëse je ajo që krijon probleme, të mbyllen të gjitha dyert”.