Policia merr masa për protestën që opozita mban pasditen e sotme

Policia e Shtetit ka marrë masa të posaçme për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit që pritet të zhvillohet sot në orën 18:00, përpara Kryeministrisë në Tiranë.

Në zbatim të ligjit “Për tubimet”, janë vendosur edhe kufizime në qarkullimin e automjeteve në disa akse kryesore të kryeqytetit. Konkretisht, nga ora 09:30 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”.

Ndërkohë, nga ora 15:00 e në vijim, do të kufizohet qarkullimi edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Autoritetet theksojnë se, në varësi të situatës dhe zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime edhe në akse të tjera rrugore.

Për të shmangur bllokimet, policia ka parashikuar devijimin e qarkullimit në rrugë alternative dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim për këto masa të përkohshme.

Policia e Shtetit gjithashtu apelon që qytetarët të ruajnë distancën dhe të shmangin çdo veprim që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike gjatë zhvillimit të tubimit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top