Ndryshimet në PS, kush janë 3 drejtuesit politikë që largoi Rama

Edi Rama ka vendosur të bëjë ndryshime në drejtimin politik të qarqeve, duke larguar disa prej emrave të njohur të kësaj force politike.

Sipas raportimeve, nga detyra e drejtuesit politik në Kukës është larguar Eduart Shalsi, ndërsa në Shkodër është zëvendësuar Benet Beci me Enea Karakaçin, ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci akuzohet nga SPAK për një tender 700 mijë euro, ndërsa dosja në ngarkim të tij dhe 6 punonjësve të KESH ka kaluar për gjykim në GJKKO. Pjesë e kësaj dosje është edhe bashkëshortja e Evis Berberit, Adela Ruko.

Po ashtu, ndryshim është bërë edhe në Durrës, ku nga posti i drejtueses politike është larguar Emirjana Sako, kryebashkiakja e qytetit bregdetar.

DREJTUESIT NË QARQE
Tiranë – Taulant Balla
Bashkia Tiranë – Ogerta Manastirliu
Durrës-Blendi Klosi
Shkodër- Enea Karakaçi
Lezhë- ermal Nufi
Kukës- erion malaj
Dibër- ulsi manja
Elbasan- Arbian Mazniku
Fier- Belinda Balluku
Korçë- Niko Peleshi
Gjirokastër- Mirela Kumbaro
Berat- Ervin Demo
Vlorë- Bledi Çuçi

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top