Nesër protesta e PD-së, Berisha: Kryengritja më e madhe që ka njohur Tirana!

Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi mëngjesin e sotëm një bashkëbisedim online me qytetarët, teksa u ndal te protesta e PD, që pritet të mbahet pasditen e nesërme.

Sipas Berishës, protesta nesër do të jetë kryengritja më e madhe paqësore që ka njohur Tirana, ndërsa u ka bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë.

“U bëj thirrej qytetarëve të përmbushim detyrën tonë ndaj këtij regjimi të ngrihemi fuqishëm kundër Ramës dhe organizatës së tij kriminale që më së fundi mbylli edhe dyert e Europës për Shqipërinë me mburojën që krijoi për veten dhe organizatën e tij kriminale. Sot është detyrë e të gjithë shqiptarëve që në sheshe e rrugë të tregojmë forcën tonë në kryengritjen më të madhe paqësore që ka njohur Tirana”, tha ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top