Messi, ndeshja e fundit me PSG: “Të martën njoftimi i Al-Hilal”. Por Xavi nuk heq dorë

“Këtu dyert janë të hapura”, tha trajneri i Barcelonës, Xavi vetëm pak ditë më parë. E megjithatë, Lionel Messi duket se ka zgjedhur Arabinë Saudite. Këtë e raporton gazeta katalanase Sport, e cila citon burime brenda klubit blaugrana. E përditshmja spanjolle bën të ditur se Al Hilal do të zyrtarizojë nënshkrimin e 35-vjeçarit të martën më 6 qershor. Kampioni i botës me Argjentinën do të luajë ndeshjen e fundit kundër PSG sonte në mbrëmje. Sidoqoftë, blaugranat nuk dorëzohen: “Prioriteti është i qartë, fola me Messi dhe do të doja që ai të kthehej. Nga ai varet”, tha Xavi në prag të ndeshjes së fundit të Liga në shtëpinë e Celta Vigo.

Messi është bindur nga kontrata faraonike që i propozuan sauditët. Flitet për 400 milionë euro në sezon, dyfishi i asaj që fiton Cristiano Ronaldo te Al Nassr. Për më tepër, loja e vështirë e për ta kthyer në Barcelonë nuk nisi kurrë. Blaugranat nuk janë në gjendje t’i paraqisin atij një ofertë formale, duke pasur parasysh problemet e njohura ekonomike. Kështu që, kontaktet e shpeshta mes palëve nuk kanë çuar në një afrim konkret.

Sonte Messi do të luajë ndeshjen e fundit me PSG, më pas do të jetë i lirë. Njoftimi i një aventure të re (të artë) është fare i afërt.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top